Aktualitet

Studentë, kontrolloni kuotat e lira

Ministria e Arsimit u ka bërë thirrje të gjithë studentëve që ende nuk janë regjistruar në asnjë universitet, që të kontrollojnë sepse ka ende kuota të lira.

"Të dashur maturantë, ju që nuk e keni mbyllur akoma procesin e regjistrimit, lutemi të kontrolloni kuotat e lira në portal sipas çdo program studimi dhe të kontaktoni universitetin/fakultetin për programin ku jeni teë interesuar të studioni”, shkruhet në portalin U-Albania, i krijuar posaçërisht për regjistrimet në universitet.

[caption id="attachment_127683" align="aligncenter" width="951"]Njoftimi i publikuar tek U-Albania.[/caption]

Deri më tani kanë përfunduar raundi i parë dhe raundi i dytë i regjistrimeve, por siç ka ndodhur edhe vitet e tjera, do të ketë një tjetër raund regjistrimesh për ata maturantë që nuk kanë mundur ta bëjnë për njëmijë e një arsye./E.D/ Copyright Tiranapost.al/ Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]