Aktualitet

'Student ekselent në bordin e administrimit të universiteteve'

'Student ekselent në bordin e administrimit të

“Jemi të gatshëm të fusim në bordin e administrimit një student ekselent”. Këtë tha ndër të tjera kryeministri Rama në takimin e gjatë me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Rama iu referua kërkesës së pestë të studentëve me anë të së cilës ata kërkojnë që në bordin e administrimit të IAL-eve të shtohet një përfaqësues. Rama e tha qartë, se: 'Për bordin e administrimit jam i gatshëm të bëjmë një marrëveshje që ne si qeveri të përcaktojmë një student, apo studente ekselent të zgjedhur nga ju, jo nga ne dhe ta çojmë në bord”. Megjithatë Rama sqaroi se studentët nuk mund të kërkonin të futej në ligj. "Nuk bëjmë ligje që nuk i ka askush. Num mund të bëhemi të parët në botë me nisma të tilla, të dytët po"./ Zbardhur nga takimi i kryeministrit Rama me studentët e pedagogët e UBT-së/ Për Tiranapost.al E.B

http://www.tiranapost.al/lajmi-mire-rama-nga-janari-ulen-tarifat-50-per-gjithe-studentet-e-nivelit-bachelor/

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/320730075438512/

http://www.tiranapost.al/takimi-studente-dhe-pedagoge-rama-pune-intensive-per-8-pikat-vendet-e-lira-ne-administrate-per-te-miret/