Lifestyle Showbiz Te gjitha TIP top

Street style si Arlinda


Teksa je duke ecur në rrugicat e bllokut s’ka se si të mos i shëtisësh sytë tek veshjet e kalimtarëve. Disa janë duke nxituar për diku, të tjerë e kanë marrë pak më shtruar. Aty sheh një zotëri me kostum dhe kravatë, me këpucë krokodili dhe syze të modelit të vjetër Prada. Shquan një zonjë që të vjen përballë, është veshur me xhaketë dopiopet të zezë, fund me pala korenti dhe këpucë “peep toe”. Nuk arrin ta shquash tamam kush mund të jetë, por nga veshja duket me shije. Flokët e arta deri te supet dhe buzëqeshja tipike se kë të kujton, por nuk mundesh ende ta dish derisa afrohesh 3-4 metra largësi.

(Arlinda Dudaj, foto nga Tiranapost)

Arlinda Dudaj e mban çantën e saj të mesme poshtë krahut, sepse po flet në telefon me dikë.

(Arlinda Dudaj, foto nga Tiranapost)

Këmisha mëndafsh satin plotëson look-un e ditës së hënë. Epo, kaq thjesht dhe bukur, java fillon mbarë./Tiranapost.al

(Arlinda Dudaj, foto nga Tiranapost)
(Arlinda Dudaj, foto nga Tiranapost)

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]