Aktualitet

Stop fotove të dorës dhe karrocës. Pranvera prezanton vajzën që gati sa nuk lindi në studio

S`ka më foto të dorës së vogël. S`ka më as nga ato fotot ku tregohet çdo cep i karrocës, veçse bebi jo. Pranvera Borakaj, spikerja e lajmeve që e solli të bijën në jetë pak çaste pas përfundimit të edicionit informativ, e postoi më në fund një foto me të.

[caption id="attachment_127724" align="aligncenter" width="590"]                           (Pranvera dhe vajza. Foto marrë nga Instagrami i saj)[/caption]

Prapë me kursim se fotoja është shkrepur nga larg dhe mami e ka përqafuar vajzën me të dyja duart. Po avash avash do të shikojmë më shumë. Për momentin e pamë kokën e vockël dhe flokët e zinj të vogëlushes së duruar që e priti mamin derisa të mbaronte punën.

[caption id="attachment_127725" align="aligncenter" width="588"]                           (Foto e javës së parë. Marrë nga Instagrami i Pranverës)[/caption]

Tani çdo mëngjes i tyre është si e diel. Ato mund të dalin të dyja, pa i shqetësuar askush. Të paktën deri kur mami t`i rikthehet punës.

[caption id="attachment_127728" align="aligncenter" width="590"]                               (Pranvera me vajzën. Marrë nga Instagrami i saj)[/caption]

F.H/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]