SPORT

Stones nuk bind Guardiolën, në verë pritet largimi

Stones nuk bind Guardiolën, në verë pritet largimi

E ardhmja e Josh Stones te Man. City nuk është e sigurt. Mbrojtësi anglez ka patur luhatje në paraqitjet e tij ndërsa dëmtimet e shumta nuk e kanë ndihmuar atë të japë më të mirën çka ka shtyrë drejtuesit të mos i rinovojnë kontratën që skadon në 2022-shin.

Shpesh here Guardiola ka preferuar edhe mesfushorët Fernandinho e Rodri në mbrojtje në vend të Stones, i cili në verë për një ofertë serioze mund të largohet nga “Citizens”./XH.K