Aktualitet

Stinë luleboresh. Rriti vetë në ballkon!

Lulja më madhështore e pranverës mund të ta bëjë jetën të bukur që nga një vazo e vogël mbjellë në ballkon. Meso si ta rrisësh vetë

Lulebora ose ndryshe ortanca, kultivohet shumë mirë në zonën e ballkonit. Në dyqanet e luleve mund të blesh një të tillë, t'i ndërroah vazon e ta vendosësh në një të madhe duke i shtuar edhe pak më shumë dhe.

Luleborat çekin lule me kurorë të madhe në tone rozë, të kaltër, livandë dhe të bardhë. Kjo lloj bime nuk e do diellin e fortë. Hija duhet të mbrojë kurorën dhe vazon  sepse drita direkte e diellit mund të dëmtojë rrënjën dhe në shumë pak kohë bima mund të mos lulëzojë më.

Nëse ballkoni yt është i ekspozuar gjatë në diell duhet që luleborën ta vendosësh nën tendë dhe ta mbrosh nga orët e pikut të diellit.

Lulebora në vazo sa ujë do?

Kjo lloj bime ka nevojë për shumë ujë. Ujite në orët e para të mbrëmjes ose të mëngjesit. Por e mira do ishte që të ujitej me dy turne në mënyrë që lulja ta administrojë dhe shfrytëzojë më mirë volumin e ujit të marrë.

Uji nuk duhet të jetë i ftohtë por të ketë temperaturë ambienti. Duhet hedhur ngadalë  në mënyrë që të laget i gjithë dheu por edhe që uji i vrullshëm të mos tërheqë poshtë gjithë lëndët ushqyese të bimës.