Nën lupën e Stela Sallakut

Elia Zaharia Zogu nën lupën e Stela Sallakut

Princeshë Elia Zaharia Zogu do jetë personazhi i parë “Nën lupë”. Me këtë rast po ju prezontojmë dhe me rubrikën më të re në kryeqytet, së cilës nuk do i shpëtojnë personazhet e njohur. Qëllimi nuk është të evidentojmë defekte apo të zmadhojmë gabime, përkundrazi. Duam të ndihmojmë vajza dhe zonja, por dhe zotërinj, të shmangin zgjedhjet jo të përshtatshme në veshje. Nuk është e thjeshtë të vishesh mirë dhe kërkon kohë dhe përkushtim. Kemi zgjedhur 10 look të ndryshëm të 34-vjeçares Zogu, 5 nga të cilët e kanë përfaqësuar denjësisht, shumica e kanë bërë të duket si një çupëlinë, disa të tjerë kanë nevojë për rregullim. Duke qenë se kemi të bëjmë me një trup mesatar në gjatësi dhe përmasë, sugjerimet janë enkas për fizikun e Princeshës. Forma e trupit e limiton bukuroshen në zgjedhjen e fustanit të mbrëmjes apo "evening gown ". Ngjyrat e saj janë natyrale (floku dhe sytë nuk duket t’i ketë ndryshuar nuancat në foto) ndaj dhe komentet janë lidhur me tiparet natyrale të gështenjës së errët, lëkurës, e cila futet tek nuanca bezhë me tonalitet "linen" (sipas sferës së ngjyrave) dhe syve të cilët ndërrojnë tonalitet sipas dritës, mjaltë në diell dhe kafe e errët në hije.

5 zgjedhjet më të mira të Elias

elia1

1. Ky fustan gjysmë saten dhe gjysmë qëndisje, përveç se është një ndër preferencat e sezonit, në ngjyre dhe detaj, është gjithashtu i përshtatur më së miri me tiparet e Elias. Kështu që mund të them me bindje: bravo.

elia 2

2. Nuanca nude është e duhura për brunet, sidomos ato që tonaliteti i lëkurës është njësoj ose shumë afër nuancës së fustanit. Gjatësia dhe proporcionet janë të përshtatshme për eventin dhe janë në harmoni dhe me gjatesinë e saj trupore. Pjesa e palës së korrentit në pjesën e poshtme të fustanit, ka qenë tendencë dimrin e '17-'18-ës , dhe i jep gjithashtu një pamje më moderne fustanit, duke qenë se dantella është pak e vështire për t’u kombinuar me materiale të tjera.

elia 4

3. Me këtë zgjedhje unë i jap pikët maksimale! Është ndër të preferuarit e mi! Fustani bërtet "Class, finesë, elegancë".

elia 6

4. Burgundry është nuanca e vjeshtës që lamë pas dhe jo vetëm. Victoria Beckham në sfilatën vjeshtë/dimër 2016/2017 na risjell këtë nuancë të thyer me tonalitetin e shegës. Mua me jep një ndjesi charm-i dhe elegance tek kushdo që e shoh. Thjesht ka një përjashtim për sezonin, nuk preferohet të vishet në verë. Gjithsesi, thyeja e tylit është më se e duhura për t’i dhënë vajzëri veshjes.

elia 9

5. Kontrasti që më jep kjo foto mendoj që balancon nuancën e fustanit me lëkurën pak të nxirë nga dielli. Kombinimi i chiffon me crepe pana i jep ëmbëlsi siluetës dhe portretit. Bravo dhe për këtë zgjedhje.

5 herët që Elia nuk ka bërë zgjedhjen e duhur

elia 7

1. Kam vërejtje në tërësi për look-un. Floku më duket shumë fëminor për një princeshë, make up-i nuk shkon fare me tiparet dhe as me lookun në tërësi. Fustani duket jo i përshtatur me tiparet e saj dhe me lëkurën, për më tepër nuk duket as i kombinuar në vetvete. Ato lulet e bardha të qëndisura në atë fushën si cappuccino, nuk më duken të përshtatura.

elia 5

2. Modeli i flokëve e rrit në moshë, astari i fustanit ka shumë diferencë në gjatësi me fustanin, jaka e fustanit nga njëra anë vjen më e harkuar se nga ana tjetër, po ashtu dhe clutch është i papërshtatur me veshjen, do ta kisha preferuar të zi, por gjithmonë nëse do flisnim për këtë fustan. Këpucët pastaj duhen ndryshuar, ose nude ose të zeza.

elia

3. Kjo foto duket tamam si fotot e amerikanëve, mungojnë vetëm trikot akrilik me drerë të qëndisur. Një “Jo” për nuancën e fustanit, “jo” për modelin dhe “jo” për gjatësinë. Pastaj varësen nuk e kuptoj fare. Flokët dhe make up-i janë pak më të kuruar se sa pjesa tjetër e lookut.

elia 8

4. Brocade është copa që bëri bujë këtë vit, Miuccia Prada na befasoi me koleksionin. Kjo copë është një ndër më të vështirat për t’u stiluar, për arsyen e thjeshtë se të tregon sikur ke zbritur nga epoka e 1910-ës dhe ke harruar kapelen me pupla në karrocën me shërbëtor jashtë oborrit të pallatit mbretëror. Duhet mjeshtëri ta krijosh një veshje me brocade dhe për më tepër ta kombinosh me aksesorët e duhur. Nuk dua të hyj pastaj tek zgjedhja e veshjes për eventin e duhur, por mjedisi ku është shkrepur foto, me liqen nga pas (apo lumë se nuk duket tamam) do dicka më praktike në veshje, jo fustan të stilit të viteve '50-'60 me copë të 1910-tës.

elia 3

5.  E zeza është padyshim e duhura si zgjedhje, por mendoj që fustani duhet të ishte më i gjatë (që të mbulohej pjesa e kaviljes) dhe mendoj që i mungojnë dhe mëngët. Nuk është estetike të shfaqesh me fustan zhapone në evente televizive. Me një bolero mund te ishte shmangur kjo pjesë. Këpucët peep toe janë një “jo” e madhe. Pa geta do ishte më mirë.