SPORT

Stërling e Jesus vendosin diktatin, City merr kreun

Stërling e Jesus vendosin diktatin, City merr kreun

Manchester City ka lënë pas humbjen në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League. "Qytetarët" kanë mposhtur 3-1 Crystal Palace në takimin e vlefshëm për javën e 34-të të Premier League, për të rimarrë kreun.

Raheem Stërling me dopietën e tij i dha epërsinë e dyfishtë miqve, ndërkohë që Milivojevic vendosi në dyshim triumfin e tyre. Gjithsesi, duhej të vinte goli i Gabriel Jesus në minutën e fundit të kohës së rregullt që City të konsolidonte fitoren.

Me këtë triumf Manchester City mban kreun e renditjes me 83 pikë, 1 më shumë se Liverpooli ndjekës. Ndërkohë, Crystal Palace mbetet në vendin e 13-të me 39 pikë. /XH.K