Aktualitet

Stephen Hawking parashikoi fundin e botës në studimin e dorëzuar pak para se të ndërronte jetë

Stephen Hawking ka hartuar një dokument ku jep parashikimin e tij për fundin e botës dhe se si shkencëtarët të zbulonin një tjetër univers, vetëm dy javë para se të ndërronte jetë, në moshën 76 vjeç, në shtëpinë e tij në Kembrixh.

Metro shkruan se sot është zbuluar se Hawking ka punuar deri në ditët e fundit të jetës dhe se ka dorëzuar punën e tij për shkencëtarët e tjerë. Thomas Hetrog, profesor dhe bashkautor i studimit të Hawking thotë se fizikanti dhe gjeniu i botës do merrte çmimin Nobel për punën që përfundoi pak para se të vdiste. Ndërkohë që Sunday Times shkruan se puna e tij e fundit vë në pikëpyetje një çështje që kishte shqetësuar Hawking për plot 35 vjet. Në ‘teorinë e kufijve’ e hartuar fillimisht me James Hartle në vitin 1983, ai përshkruan se si Toka rezistoi gjatë Big Bang-ut dhe se si ky fenomen ka krijuar universe të tjera të veçanta, dhe se shumë shpejt botës do i vinte fundi dhe se njerëzimi duhet të shkonte në një tjetër planet, në një univers tjetër.

Në letrën e tij të fundit, Hawking ka dhënë indicie se si mund të gjendeshin këto universe përmes anijes kozmike. Sipas Hawking, universi do zhduket sapo yjeve t’ju mbarojë energjia, ndërsa koleget e tij shkencëtarë thonë se e kanë të vështirë të gjejnë se çfarë lloj anije kozmike duhet të përdorej.

Carlos Frenk, profesor i kozmologjisë në Universitetin e Durhamit, tha se më parë ishte e pamundur të mateshin universet e tjerë. "Ideja intriguese në letrën e Hawking është se multi-universët kanë lënë gjurmë përmes rrezatimit të madh që përshkoi universin tonë."  Frenk argumenton se gjetja e provave të universeve të tjerë mund të ndryshojë krejtësisht perceptimin për planetin tonë në kozmos. Tiranapost.al E.B

NEW YORK, NEW YORK - APRIL 12: Professor Stephen Hawking onstage during the New Space Exploration Initiative "Breakthrough Starshot" Announcement at One World Observatory on April 12, 2016 in New York City. (Photo by Jemal Countess/Getty Images)

http://www.tiranapost.al/kur-te-jesh-merzitur-shume-mjafton-te-lexosh-keshillen-e-hawking/