• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Foto Galeri Lifestyle Modë Nën lupën e Stela Sallakut Revista Rozë Showbiz Stil TIP top

    Stela Sallaku: Pranvera me margarita në trup. Çfarë propozon stilistja për stinën e ngrohtë


    Një pranverë/verë plot me lule është ajo që propozon për stinën e nxehtë të 2017-ës stilistja Stela Sallaku. Ndërkohë që ne akoma po mendojmë për xhaketën e trashë apo pallton që duhet të veshim gjatë ditëve të fundit të dimrit, Sallaku thotë se duhet të përgatitemi edhe për verën.

    IMG_1849

    “Unë kam menduar për verën 2017. Pasi punova me skicat për rreth dy muaj, u desh edhe më tepër se një muaj për të realizuar prototipet e veshjeve për pranverë dhe verë.”, shpjegon stilistja.

    IMG_1852

    Ajo vëren se për realizimin e këtij koleksioni është frymëzuar tërësisht nga lulet, “sidomos nga luledelet dhe margarita”.  Çdo veshje ka dhe nga një emër sipas lules që përfaqëson”, vijon Stela, e cila para një jave ka përfunduar edhe katalogun me foto të këtij koleksioni.

    IMG_1854

    Katalogu është realizuar në bashkëpunim me fotografen Anjeza Dyrmishi dhe modelen shqiptare Dania Bazaiti, e cila ka bërë foto për “Pradën”, “MSGM” e shumë firma të tjera ndërkombëtare.

    IMG_1857

    “Ishte kënaqësi që Bazaiti ishte prezente për herë të dytë në koleksionet e mia”, vijon stilistja Sallaku, ndërsa thotë se, “Ky koleksion do të shkojë i gjithi në ‘showroom’-in në Zvicër, ku do të shitët për klientë, butikë etj.” 

    IMG_1853

    Ajo bën të ditur se për momentin po punon për koleksionin e dimrit 2017/2018, “duke qenë se sipas kalendarit mbarëbotëror të modës kanë filluar dhe sfilatat për dimrin e vitit që vjen”.  Më poshtë ne po ju prezantojmë të plotë koleksionin e pranverë/verë 2017 të stilistes Sallaku, të cilin mund ta shijoni dhe pse jo, të jepni edhe sugjerimet tuaja.

    Blerina Goce

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]