SPORT

Stadiumi i Leicester duhet të mbajë emrin e Ranierit

Stadiumi i Leicester duhet të mbajë emrin e Ranierit

Dashuria e Jose Mourinho për Claudio Ranierin ka vazhduar edhe një ditë pas shkarkimit të tij.

Në konferencën për shtyp të së premtes, shkarkimin e kolegut të tij "Special One" e komentoi kështu:

"Ky është mesazhi im për dikë i cili solli në Premier League historinë më të bukur. Ai meriton që stadiumi i Leicester të mbajë emrin e tij", tha Mourinho.

Gjithashtu trajneri i Man.Utd u paraqit në konferencën për shtyp me një bluzë e cila mbante inicialet C.R për nder të Claudio Ranierit.