• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Stadiumi Kombëtar/ Do paguhej për tre këngë për 180 mijë euro, reagon Ardit Gjebrea: Gënjeshtër


    Syri.net ka shpërndarë një artikull me titullin: Çmenduri/Ardit Gjebrea 180 mijë euro për këngën e inaugurimit të Stadiumit. Portali nuk citon burime, por shkruan se ka mësuar që Ardit Gjebrea do të japë një Show duke kënduar tre këngë me 17 nëntor, ku inagurohet stadiumi e më pas do luhet ndeshja Shqipëri-Francë.

    Ardit Gjebrea ka reaguar menjëherë me një ‘screenshot’ duke përgënjeshtruar lajmin, ku shkruan:

    ‘Hajde Hajde, po ku e gjetët këtë mo? Mos e merrni në qafë pronarin tuaj me thashetheme se edhe e njoh, mund edhe të më telefonte dhe të shkruanit një lajm të saktë, por për fat të keq është një gënjeshtër e madhe nga ato që për fat të keq nuk ndodhin’.

    Kantautori dhe prezantuesi i njohur i të Dielës Shqiptare, është parë shpesh gjatë muajve të fundit të vizitojë Stadiumin Kombëtar dhe ka shpërndarë shumë foto duke treguar një vëmendje ndaj çdo tulle dhe stoli që është vendosur në stadiumin e ri.

    Me datë 17 nëntor do të inagurohet Stadiumi i ri Kombëtar, e më pas do luhet ndeshja e parë: Shqipëri-Francë.

    Nuk e dimë nëse Arditi do të këndojë vërtetë, lajmin për çmimin e ka përgënjeshtruar, por nuk specifikon nëse vetëm kjo është një gënjeshtër apo edhe nëse do të marrë pjesë në inagurimin e Stadiumit Kombëtar./ Tiranapost.al. E.B

     

     

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post