• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Sqaron policia: E publikuam rastin e ngacmimit seksual të 8-vjeçares pasi e denoncoi nëna e saj, por pa detaje


    Policia e Shtetit reagon lidhur me ngjarjen e rëndë të raportuar sot nga mediat, ku një vajzë 8-vjeçare është ngacmuar seksualisht nga dy djem të mitur në katin e fundit të një shkolle në Durrës.

    Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se, ngjarje e ndodhur në 4 korrik u denoncua nga nëna e të miturës pranë Komisariatit të Policisë Durrës, ndërsa dy të miturit e përfshirë në ngjarje 16 dhe 13 vjeç janë ndjekur penalisht, ky i fundit në gjendje të lirë për shkak të moshës.

    “Është paraqitur dhe ka bërë kallëzim një shtetase, e cila ka shpjeguar se rreth një javë më parë vajza e saj është gënjyer nga dy shtetas po të mitur, banorë të lagjes, të cilët kanë kryer vepra të turpshme.

    Për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje, Policia e Durrësit menjëherë ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, duke e marrë në pyetje vajzën në prani të psikologes dhe nënës së saj, si dhe është komunikuar me prokuroren e gatshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

    Si rezultat i veprimeve të kryera, më datë 05.07.2019, është bërë ndalimi i një të mituri, i moshës 16 vjeç, ndërsa një i mitur tjetër i dyshuar si autor në këtë ngjarje është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe është ndjekur në gjendje të lirë.

    Në lidhje me këtë ngjarje me impakt në publik dhe me pasoja për shtetasen e mitur dhe familjarët e saj, Policia e Shtetit  ka shmangur në maksimum publikimin e këtij rasti, duke e lënë shkurt e pa detaje në webin zyrtar:

    https://www.asp.gov.al/index.php/17-shqip/lajmet-e-fundit/15489-raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia-e-shtetit-6-korrik-2019

    Në këtë kuadër Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të shmangë sa të jetë e mundur publikimin e të dhënave personale të vajzës së mitur apo detaje rreth ngjarjes”, shkruhet në njoftimin zyrtar të policisë./ Tiranapost.al

    E rëndë në Durrës, vajzën tetë vjeçe e ngacmojnë seksualisht, mësuesit e gjejnë në katin e fundit të shkollës