Aktualitet

Sportelet që u dogjën po rregullohen prapë

Kanë kaluar 2 ditë nga protesta e Rrugës së Kombit, sot mësohet se ka rinisur puna për rregullimin e sporteleve që iu vu flaka.

Në protestën e së shtunës, të gjithë sportelet e vendosur për pagesën e tarifës së Rrugës së Kombit, u shkatërruan nga protestuesit. 23 nga këta të fundit pritet që nesër të dalin para gjykatës, nën akuzën e shkatërrimit të pronës publike./ Copyright Tiranapost.al