Te gjitha Tech

S’po futesh dot në Facebook?


Përdoruesit e Facebook po ankohen në Twitter dhe Instagram pasi nuk kanë mundur dot të futen në faqen e tyre. Media sociale ra sot dhe shumica menduan se passwordi u është vjedhur. Por pas disa herë tentime për të futur paswordin ka dalë tabela Error, që tregon se faqja është bllokuar.  Në Angli, për problemin reagoi në Twitter edhe policia e Nottinghamshire, ku shkruante se ka probleme me Facebook.

Sipas faqes Doën Detector, 44% e adresave janë bërë automatikisht log out, 11% patën probleme me kalimin në faqen kryesore dhe 11 % probleme me postimin e fotove. Problemi ka prekur më se shumti Anglinë dhe Francën. Zyrtarë të Facebook ende nuk kanë komentuar për problemin, ndoshta sepse ende nuk mund të hyjnë vetë në Facebook?