Politikë

Spiropali i përgjigjet Presidencës: Ilir Meta s’ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe bën viktimën

Spiropali i përgjigjet Presidencës: Ilir Meta s’ndikon dot

Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, reagon pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që la në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar kërkesën e PUK për çregjistrimin nga zgjedhjet.

"Ai momenti kur Ilir Meta nuk ndikon dot më mbi trupin gjykues dhe flet për skeç të orkestruar, fiks si ai momenti kur agresori bën viktimën duke folur për kurth të organizuar nga viktima!", shkruan Spiropali në Twitter.

Ky koment vjen pas reagimit me një fjali të zëdhënësit të presidentit Meta, Tedi Blushi, i cili shkroi në një status në Facebook: “Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/30-qershori-ne-fuqi-zedhenesi-i-metes-per-vendimin-e-kolegjit-skec-i-orkestruar-prej-kohesh/

http://www.tiranapost.al/kolegji-zgjedhor-nuk-i-bindet-metes-le-ne-fuqi-zgjedhjet-e-30-qershorit/