Aktualitet

S'paska pasur faj Luana. Edhe të famshmet fare bëjnë si ajo

Kot e kemi qesëndisur Luanën kur një ditë po e një ditë jo hidhte nga një foto me tufa gjigante lulesh nga adhuruesit. Pas saj filluan ta bëjnë të gjitha. Lule mbi krevate e mbi parkete. Lule te recepsioni e te porta e shtëpisë. Tufa e luleve të freskëta u kthye në modë e madje sikur po na përkthehej paksa me status: kush merr më shumë lule ajo është më e famshmja. Por nuk paska qenë hiç modë kalimtare shqiptare. Është shumë më shumë se aq. Nuk ka gjë që i përkëdhel sedrën një vajze më shumë se ato lule.

[caption id="attachment_173073" align="aligncenter" width="728"](Luana, foto nga Instagrami dhe Google)[/caption]

[caption id="attachment_173074" align="aligncenter" width="378"](Luana, foto nga Instagrami dhe Google)[/caption]

[caption id="attachment_173075" align="aligncenter" width="687"](Luana, foto nga Instagrami dhe Google)[/caption]

[caption id="attachment_173077" align="aligncenter" width="930"](Luana, foto nga Instagrami dhe Google)[/caption]

[caption id="attachment_173078" align="aligncenter" width="516"](Luana, foto nga Instagrami dhe Google)[/caption]

Shihni sot profilin e Jennifer Lopez dhe Michelle Hunziker. Njëra, divë 24 karatëshe me siguri mbulohet me dhurata të çmuara, me diamante e aksesorë milionësh, ama në instagram hedh tufën e tij me trëndafila, orkide, luleborë e zambakë e sidomos atë pusullën ku shkruhen qartë fjalë të ëmbla dashurie. Po ç'i do diamantet para saj?

[embed]https://www.instagram.com/p/BeWQZjMF9A5/?taken-by=jlo[/embed]

Kurse prezantuesja gjysmë italiane e gjysmë zviceriane Michelle Hunziker nuk ka marrë një tufë. Sot është mbuluar me një re trëndafilash të kuq, që partneri i saj ia ka sjellë mu në mes të shtëpisë dhe pastaj janë futur të dy duke u puthur në mes të luleve. Punë romantikesh të sheqerosura? Jo. Punë vajzash, që para një tufe me lule thjesht dorëzohen. Shenjë më të qartë për burrat nuk mund të kishte. A e dinë vallë se ç'mund të bëjnë me ca tufa lulesh të freskëta?

[embed]https://www.instagram.com/p/BeWKh58DM7L/?taken-by=therealhunzigram[/embed]

K.S/Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]