Aktualitet

SPAK merr në dorë dosjen e italianit të kapur në Durrës. Zbulohet lidhja e tij me bosin shqiptar të drogës, ja pasuritë

SPAK merr në dorë dosjen e italianit të kapur në

Ka nisur hetimi në SPAK pas arrestimit në 2018-ën të një italiani me emrin Giovanni Di Cosino, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane dhe lidhja e tij me Bledar Seferin  për t  cilët thuhet se bashkë me  pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi janë të përfshirë në aktivitete kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ata po hetohen për  veprat penale  të “Trafikimit të narkotikeve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a, 287 dhe 333/a të Kodit Penal.

Këre personave u ështe hetuar edhe pasuria ku janë konstatuar asete me vlerë, që nuk justifikohen nga burime të të ardhurash ligjore. Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive  të mëposhtme:

-Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

-Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

-Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

-Automjetet e markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008 dhe markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

-Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

-Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

-Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

-Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

-Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Vendimi i gjykatës është ekzekutuar me datë 11.02.2020 nga strukturat e policisë gjyqësore dhe pasuritë e sekuestruara janë marrë në administrim nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, deri në përfundimin e procesit gjyqësor për konfiskimin final të tyre. / Tiranapost.al.

Image result for taliani i shumëkërkuar u arrestua në Durrës