Aktualitet

Ambasadorja Yuri Kim komenton në Twitter-in e Luigi Soreca-s

Ambasadorja Yuri Kim komenton në Twitter-in e Luigi Soreca-s

Twitter-i do të jetë vendi i lajmeve nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim. E cila pasi ka bere takimet e kortezishme, tani do të duhet të përqendrohet tek i vetmi shans që amerikanët konsiderojnë investimin e tyre më të madh: SPAK.

Ajo ka shpërndarë në rrjetin e saj social në Twitter takimin e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca me kreun e SPAK Arben Kraja, ku shkruan sipër këtij postimi se SHBA e mbështet forcërisht sundimin e ligjit në Shqipëri dhe se SPAK duhet të ketë sukses!

'SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses'!

Ndërsa kujtojmë se pak më herët në fjalën para takimit me delegacionin e Komisionit të Venecias, presidenti Meta foli me ironi ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca,  i cili e ka përmendur jo pak herë fjalën Follow the Money, ndiqni paratë.

Nuk e përmendi me emër por tha: 

"Po kështu ne këtu për fat të mirë apo të keq kemi dhe disa ekspertë ndërkombëtarë, me të cilët gjithashtu kemi bërë këtë Kushtetutë dhe që duhet të na ndihmojnë për të interpretuar drejt Kushtetutën. Mirëpo, edhe ata e kanë të vështirë ta bëjnë këtë çështje, se po merren me një gjë të madhe, po ndjekin paratë". / Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/soreca-i-shkon-kreut-te-spak-ne-zyre-per-sfidat-e-institucionit-me-te-ri/