Shije

"Spa week" quhet. D.m.th. gjithë javën me çmime të ulura. Urraaaa!!!

"Spa week" quhet. D.m.th. gjithë javën me çmime

E keni parasysh kur dyqani juaj i këpucëve apo veshjeve ka atë tabelën e madhe që lexon “Ulje”?! Gëzim i madh, ëëë?? Me siguri keni menduar, për shembull, se përse një herë në vit edhe të tjera dyqane të mos kenë të tilla ulje të mëdha apo likuidim total?! Për shembull te kujdesi për veten do t'ia vlente që shërbimet e preferuara një herë në kaq të na ofroheshin me ulje të mëdha çmimi.

Pikërisht për këtë bota ka shpikur “Spa week”, kur ti gjatë një jave mund të marrësh shërbimet më të mira që një qendër e kujdesit për veten mund të të ofrojë dhe t’i përftosh me çmime të reduktuara. “Bamboo Spa & hammam”, si gjithë simotrat e saj nëpër botë, i është bashkuar kësaj nisme dhe nga 15 - 21 Prill  ka nisur edhe ajo javën e veçantë “spa week”. Lajmi i mirë është që gjithë shërbimet në këtë spa do të kushtojnë vetëm nga pesëdhjetë euro.

Ka kaq shumë gjëra që mund të bësh këtë javë. Shiu që ka nisur të bjerë ta bën dëshirën më të madhe. Një përkim fantastik pra, që të bësh bashkë gjendjen emocionale dhe atë ekonomike. Mund të bësh për shembull një trajtim fytyre me oksigjen, apo ritualin e sulltanit në hammam, trajtimin më të ri të këmbëve, masazhin me kupa dhe xhinxher, trajtimet antiage me linjën "Clarins" ose trajtimet organike "Amala'. Të gjitha këto trajtime janë shumë më të shrenjta, por të gjitha këtë javë do të kushtojnë 50 euro. Sepse jo më kot bota ka shpikur “spa week”, që uljet e çmimeve të mos i shijojmë vetëm për veshjet apo produktet e shtëpisë, por dhe për këto të mirëqënies, që i shijojmë me gjithë zemër. Dhe lajmi i mirë është që ashtu si me rrobat, edhe kjo ulje çmimesh për këto produkte ndodh dy herë në vit, tani që trupin e përgatisim për verën dhe në vjeshtë, kur bëhemi gati për dimër. Ndaj, le të shijojmë pra javën e fundit të shirave dimërorë në trajtimin luksoz që vetëm një spa mund të të bëjë, teksa trupi bëhet gati për stinën kur do dukemi me të vërtetë shumë bukur.