• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Bukuri Lifestyle Stil Të gjitha

    Spa  me çmime ndërkombëtare? Po sikur t’ju themi që e keni një shumë afër?!


    Të ndodh ndonjëherë, që teksa shikon ndonjë dokumentar udhëtimesh apo reportazh hotelesh nga më të mirët në botë, të ëndërrosh sikur një ditë të mund të shkoje në një prej tyre? Sipas të gjitha gjasave e ke provuar një të tillë, pa i marrë rrugët e botës, por mu në zemër të Tiranës. Një nga vendet tona më të dashura në kryeqytet, Bamboo Spa & Hammam sapo ka fituar çmimin “Luxury Hammam Experience” nga World Luxury Spa Awards, si vlerësim ndaj shërbimit të përkryer dhe experiences luksoze të ofruar për klientët e saj. Dhe përveçse ky është një lajm i mire, sepse për të parën herë një biznes shqiptar shërbimesh merr një vlerësim të tillë, është dhe mjaft bukur të mësosh se një nga ato vendet e Tiranës, ku je ndjerë gjithmonë mirë (ne te “Tirana Post” kemi shkruar shumë për këtë), merr tashmë një çmim ndërkombëtar.

    Çmimi iu dorëzua drejtoreshës së grupit Bamboo në Tiranë, Znj. Emona Begolli, në mbrëmjen gala të zhvilluar në Shën Pjetërburg, të Rusisë, më 6 korrik 2019. “Janë të shumtë faktorët që ndikojnë fitoren: brandi, vendndodhja dhe kënaqësia e shprehur e klientëve. Këtë vit, fokusi ishte tek dizajni unik dhe elegant” – tha ndër të tjera, Michelle Creus, Manaxhere e Brandit dhe Eventeve të World Luxury Awards.

    “Ne urojmë fituesit e 2019 sepse luksi i vërtetë nuk arrihet thjesht. Nevojitet një staf i dedikuar dhe shumë eficient, staf që është i gatshëm të bëjë gjithçka për të bërë klientin të ndjehet i përkëdhelur e asnjë dëshirë të mos mbesë e parealizuar. Ky është përcaktimi i luksit! Kjo është ajo çka i bën fituesit e këtij viti të vezullojnë!” – u shpreh, drejtori Marketing i World Luxury Awards Group, Michael Hunter-Smith.

    Bamboo Spa & Hammmam është themeluar në 1 shtator 2016 dhe stafi i saj ka sjellë për herë të parë në Shqipëri eksperiencën Hammam. Prej 3 vitesh Bamboo Spa & Hammam ofron hammam, masazh, trajtime fytyre e trupi, manikyr, pedikyr dhe shërbime të tjera estetike.

    Prej vitesh tashmë, grupi Bamboo Spa ofron një gamë të gjerë të shërbimeve edhe në katër sallone Bamboo Nail & Lounge në Tiranë (në Kompleksin Delijorgji, në Rrugën Pjetër Budi, pranë qendrës Kristal dhe Ring). Së fundmi, Bamboo Spa & Hammam ofron ekselencën e shërbimeve të saj edhe në rivierën shqiptare, në Nazar Beach, Palasë dhe Drymades Inn në Drimadhes, Dhërmi.

    Për më shumë informacion, na ndiqni në rrjetet sociale ose na vizitoni në: www.bamboospahammam.com