Showbiz

Sozia e Angelina Jolie-s mashtroi përmes një fotoje dhe shtoi ndjekësit e saj

Sozia e Angelina Jolie-s mashtroi përmes një fotoje dhe shtoi

22-vjeçarja Sahar Tabar është padyshim fytyrë e njohur për të gjithë. Konsiderohet si sozia e Angelina Jolie edhe pse thotë se aktorja nuk është modeli i saj i bukurisë. Ka bërë disa ndërhyrje kirurgjike si: rinoplastikë e fryrje buzësh dhe pamja e saj është kjo që shikojmë sot.

[caption id="attachment_321548" align="aligncenter" width="1011"](Postimi i saj në Instagram)[/caption]

Ndërkohë që Angelina Jolie nuk ka një profil në Instagram, vajza iraniane po bën namin me ndjekës. Natën e Krishtlindjes e rriti numrin prej një fotoje të çuditshme që postoi. E shtrirë në një krevat spitali, tregonte se kish thyer qafën. Në fakt ishte gënjeshtër e gjitha. Fytyra ishte e saj, por trupi i dikujt tjetër. Po ndjekësit nuk e dinin dhe ndërkohë i uronin shërim të shpejtë e luteshin për të.

[caption id="attachment_321546" align="aligncenter" width="927"](Foto nga Instagrami i saj)[/caption]

Tani numëron plot 442 mijë ndjekës.

*Ky post u përshtat nga Nano Press dhe është realizuar nga Fabjola Hije.