Aktualitet

Sot zhvillohet seanca dëgjimore për kryeprokurorin, PD bojkoton

Pas zyrtarizimit të shtatë kandidaturave për postin e kryeprokurorit të përkohshëm, sot do të zhvillohen seancat dëgjimore me secilin prej tyre.

Seancat dëgjimore do të nisin në orën 15:00 në Komisionin e Ligjeve, e më pas do të jetë ky komision që do t’i paraqesë Parlamentit emrat për votim.

Nga të dhënat e para mësohet se deputetët e Partisë Demokratike nuk do të jenë në komision. Ata që në fillim e kanë quajtur këtë proces si anti-kushtetues dhe pretendojnë se kryeministri Rama kërkon të ketë në dorë kryeprokurorin për të mbyllur dosjet korruptive./Tiranapost.al