Shqiptarët në botë

Sot zgjedhjet parlamentare në Greqi/ Nëse fiton lideri i opozitës nuk do jetë puna mirë për shqiptarët

Sot zgjedhjet parlamentare në Greqi/ Nëse fiton lideri i opozitës

Sot qytetarët grekë por edhe ata me pasaportë greke votojnë, pasi janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Janë 9.9 milionë grekë të cilët do të zgjedhin 300 përfaqësuesit nga 20 partitë. Sipas Kathimerinit, janë mbi 151 mijë shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe pjesë të minoritetit atje të cilët kanë të drejtën e votës e të vendosin për qeverinë.  Këto zgjedhje vijnë një muaj pasi partia Syriza  e qeverisjes humbi thellë në zgjedhjet parlamentare, duke dalë e dyta pas partisë opozitare Demorkacia e Re dhe kjo bëri që kryeministri Tsipras të lajmëronte zgjedhje të parakohshme.

Nuk dihet ende nëse do ketë mbështetje për Aleksis Tsipras, kryeministër i zgjedhur në vitin 2015. Megjithësi sipas sondazheve, Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis ka shumë mbështetës.

Por kush është Mitsotakis?

Image result for kyriakos mitsotakis

Mitsotakis, 51 vjeç është djali i ish kryeministrit Konstantinos Mitsotakis, si dhe ish kryebashkiakes së Athinës që më vonë u bë ministre e Jashtme, Dora Bakojani, Zyrtarisht thuhet se Kyriakos është djali i Konstantinos dhe Marika Mistotakis, por në mediat dhe opinionin grek thuhet gjerësisht se ai është fryt i lidhjes së Konstantinos me Dora Bakojanin.

Për Mitsotakis, zgjedhjet e së dielës do të jenë si një kapitull i ri në historinë e vendit. Në një fjalim para mbështësve të tij ai është zotuar se do të ringjallë klasën e mesme që është shkatërruar nga të majtët e Sirizës, politikën ekonomikë të të cilëve ai e ka quajtur shkatërruese për vendin. Shpesh herë ka folur me tone të ashpra ndaj shqiptarëve duke paralajmëruar pengesa nga Greqia për çeljen e negociatave. I ashpër  edhe me emigrantët duke shprehur rezerva për ekzistencën e tyre në Greqi, ndryshe nga Tsipras i cili pajisi me dokumente shumë emigrantë sidomos nga Shqipëria si dhe dha fonde financiare dhe lehtësira fiskale për ta. Mitsotakis mbahet mend mirë nga shqiptarët pasi kur ishte në pushtet në vitet ’90, organizoi operacionin famëkeq "Fshesa" kundër shqiptarëve./ Tiranapost.al. E.B