• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 17 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    Sot vendoset fati i Qeverisë së Zaevit. Cilët janë skenarët e mundshëm?


    Sot do mblidhet Këshilli Qendror në Ohër nga partia më e madhe në pushtet në Maqedoninë e Veriut. Do të diskutohet për vendimet që do pasojnë pas njoftimit se data për negociatat me BE-në mund të shtyhet gjatë muajve të vjeshtës dhe jo këtë qershor.

    Sipas medias maqedonase, Ina Maqedoni, referuar burimeve për TV Shenja, tashmë duket se është përjashtuar organizimi i zgjedhjeve të parakoshme, një paralajmërim i Zaev duke marrë në konsideratë mundësinë se BE nuk do i çelë negociatat.

    Por vazhdojnë të mbeten disa opsione të tjera nga ato që ka paralajmëruar kreu i kësaj partie, e të cilat i përsëriti edhe pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel. Në mbledhjen e sotme mund të vendoset për rekonstruim të Qeverisë, por edhe për kthim të mandatit të vetë kryeministrit dhe zgjedhje të një Qeverie krejtësisht të re.

    Gjithashtu të hapura mbeten edhe mundësitë që Zaev të rikandidojë për mandat të ri, ose në vend të tij të nominojë një kandidat tjetër nga po e njëjta parti.

    Gjatë ditëve në vazhdim mund të vendoset që përgjegjësi të kërkohet edhe për zvarritjen e procesit të integrimit. Rikonstruimi i Qeverisë i cili tanimë është mëse i sigurt, nuk dihet vetëm nëse do të prekë një pjesë të ministrave apo të gjithë, si dhe nuk dihet nëse ndryshimet do të pasohen edhe nga partnerët e tjerë të koalicionit qeveritar. Kjo mbetet për tu parë në zhvillimet politike në vijim./ Tiranapost.al. E.B