Aktualitet

Sot Tahiri në orën 09:30 tek Krimet e Rënda për t'i shpjeguar të gjitha

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të merret në pyetje për sa i përket përfshirjes së tij në dosjen e "Habilajve", për Orest Sotën dhe dy patentat e skafit të gjetura në makinën e tij, për Audin si dhe për vërtetimin që sipas hulumtimeve të Top Channel rezultoi të ishte fals, sepse nuk kishte disa masa sigurie.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sot në orën 09:30 është thirrur për të dëshmuar tek Krimet e Rënda. Ai do të merret në pyetje nga gjyqtarja Liljana Baku. Sipas ligjit brenda pesë ditëve nga zbardhja e vendimit që i bllokoi pasaportën dhe daljen jashtë shtetit. Disa ditë më parë atij iu ndalua dalja jashtë vendit.

Tahiri pritet të merret në pyetje për sa i përket përfshirjes së tij në dosjen e "Habilajve", për Orest Sotën dhe dy patentat e skafit të gjetura në makinën e tij, për Audin si dhe për vërtetimin që sipas hulumtimeve të Top Channel rezultoi të ishte fals, sepse nuk kishte disa masa sigurie.

Gjithçka mund të ndodhë, s'na mbetet gjë tjetër veçse të presim orën 09:30./ Copyright Tiranapost.al