Aktualitet

Sot Sulltan Nevruzi. Rama uron besimtarët bektashinj

Kryeministri Rama përmes një fotoje të postuar në profilin e tij në Facebook, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj për festën e "Sulltan Nevruzit".

Urimit të tij i bashkëngjitet edhe një shtatore e Haxhi Bektash Veliut, vendosur në faltoren e re të bektashinjve në Tiranë për të cilën Rama shprehet se qeveria pati nderin të kontribuonte financiarisht.

Më poshtë statusi i plotë i kryeministrit:

rama

22 marsi është Dita e Nevruzit ose Dita e Sulltan Nevruzit. Që nga viti 1996, Dita e Nevruzit është festë zyrtare në Shqipëri. Nevruzi është një festë e lashtë pagane, me prejardhje persiane. Sot, kjo ditë në Shqipëri është festë fetare zyrtare për Komunitetin Bektashi. Një simbol i njohur i kësaj feste është edhe ëmbëlsira e ashures./Copyright TiranaPost.al