Moti

Sot si ditë vere, ja deri në sa do të shkojnë temperaturat

Sot si ditë vere, ja deri në sa do të shkojnë temperaturat

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës janë paraqitur nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta, ku më të dukshme vranësirat janë në zonat Juglindore. Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave në zonat malore, POR zonat e ulta dhe bregdeti do të MBETEN sërish me kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit janë rritur sërisht në mëngjes dhe mesditë duke bërë që vlerat vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 8°C deri në 25-26°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./ Tiranapost.al