• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Sot seanca e parë për Presidentin e ri


    Sot do të mblidhet Kuvenddi në seancën e parë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

    Por ky raund do të ‘digjet’ sepse opozita vijon bojkotin e Parlamentit ndërsa amzhoranca nuk do të propozojë asnjë emër (ashtu siç vetë ajo e ka deklaruar nëpër media këto kohë).
    Kujtojmë se të shtunën, Rama e Meta ranë dakord që të kërkojnë edhe konsensusin e opozitës dhe se do të shkohet drejt një figure të gjithëpranuar. Po ashtu edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

    Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi; në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota, ndërsa në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
    Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin edhe në raundin e pestë ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij./ Copyright Tiranapost.al