Aktualitet

Sot Rama niset për Londër: Veç Samitit të NATO-s do kërkoj ndihmë për tërmetin

Sot Rama niset për Londër: Veç Samitit të NATO-s do

Kryeministri Rama njoftoi se do të niset sot në Londër, ku veç pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, tha se ka si detyrë edhe të bisedojë me homologët për të kërkuar ndihmë për të prekurit nga tërmeti.

“Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakaj që sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtarë dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresojë që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll”, u shpreh kreu i qeverisë në mbledhjen e jashtëzakonshme me Këshillin e Ministrave./ Tiranapost.al