Aktualitet

Sot protesta para Kryeministrisë, 1500 policë në gatishmëri

Sot protesta para Kryeministrisë, 1500 policë në gatishmëri

Prej tre muajsh opozita e bashkuar proteston në rrugë dhe sheshe të vendit. Pas lënies së mandateve më 21 shkurt, PD-LSI dhe partitë e vogla opozitare vazhdojnë aksionin e nisur, me pretendimin se kërkojnë zgjedhje të lira dhe largimin e kryeministrit Rama.

Sërish sot, për të gjashtën protestë kombëtare, ata do të rrethojnë selinë e Qeverisë.

Për të monitoruar situatën, dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash. Tashmë është rrethuar me barriera metalike i gjithë perimetri i sigurisë së Kryeministrisë, si dhe janë lyer me graso shtyllat përreth.

Ndërkaq, janë angazhuar rreth 1500 efektivë të policisë, të cilët do të kenë në ndihmë të tyre edhe kamerat me rezolucion të lartë.

Masa janë marrë edhe nga Policia Rrugore, për të mos shkaktuar konfuzion dhe bllokim të qarkullimit për pjesën e qytetarëve të cilët duan të vazhdojnë në rrjedhën normale të përditshmërisë së tyre. /Tiranapost.al/