• Shqip
  • English
  • E diel, 25 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Kontribues Pyet Ajlën Të gjitha

    Sot, posti im quhet: Besa!


    Çuditërisht me Besën s’më kane ecur shpesh dhuratat!
    Besa është nga ato shoqet që të ëmbëlsojnë ditën, që edhe kur të bëjnë kritika, gjejnë mënyrën më të butë dhe më me stil për të ta thënë. Besa ka qenë ndër të parat shoqe që më thoshte: Ajla ti duhet të hapësh një biznes!! E unë gjithmonë i përgjigjesha: po jo o Besa se unë nuk bëj ndonje gjë të madhe.
    Do thoni ju, pse po shkruaj për Besën? Sepse sot ajo ka ditëlindjen. Unë si “vajza e surprizave”, kështu më quan Besa, doja ti dedikoja një artikull në blogun tim. Normalisht që do të tregoj për dhuratën time të shoqëruar me etapat e realizimit.

    Para dy-tre javësh, mbas gjithë kërkimeve të mia për dicka të vecantë, u hasa me një kuti në formë zarfi, e cila mund të realizohej me lule brenda. Doja të gjeja dikë në Tiranë që të ma realizonte, kuptohet me cmim jo të lartë dhe jo prodhim masiv pra jo 100 copë, pasi unë nuk jam dhe nuk kam ndonjë biznes që të mund ti shfrytëzoj. Bëra takimin e parë me një kompani të cilët prodhonin cdo lloj cante letre apo kartoni të mundshme,por vetëm formën që u kërkova unë nuk mund ta realizonin. Deri diku i kisha humbur shpresat, pasi mendova nëse nuk arrin ta realizojë një kompani e madhe, nuk besoj se do mund ta realizojë dikush tjetër.

    Mendova ta bëj dhe një përpjekje dhe vendosa ti shkruaj “Avantgarde handmade” (e gjeni me të njëjtin emër në Instagram) dhe ta pyesja paraprakisht nëse mund ta realizonin.
    Egi, vajza e talentuar që drejton biznesin, u tregua shumë e gatshme për të bashkëpunuar. I shpjegova që do doja që kutia të kishte një shkrim në anësore të personalizuar “From Ajla with love”. Do doja që gjithë mikeshave të mia tu dhuroja nga një kuti të tillë me lule për ndonjë ditë apo datë të shënuar. Dhe në fund të ditës, kjo kutia të identifikohej si “Kutia e Ajlës”. U desh pak kohë për realizimin e provës së parë.

    ajl2

    Bisedova sërish me Egin për disa ndryshime pasi nuk ishte fiks fiks ajo që doja. Prova e dytë doli me sukses. Ajo ishte tashmë dhe me “logon” time.

    ajlu

    Nuk më mbetej gjë tjetër vetëm të zgjidhja lulet që do ti shkonin.

    ajl5
    Në bashkëpunim me “ Botën e luleve” dhe “Avantgarde Handmade”, për ditën e lindjes së këshilltares time më të mirë, arritëm të realizonim dicka të vecantë që të paktën në Shqipëri nuk është parë akoma.

    ajl3

    ajl4
    Një kuti e bërë me shumë dashuri për ty Besa!
    Shihemi javës tjetër me të tjera ide.
    Ajla