• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 11 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Takim me aleatët e PD, Meta: Kushtetuesja s’do të mbyllet me kaq


    Rreth orës 9:00 sot në Presidencë u mblodhën aleatët e PD-së për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Ilir Meta. Në tryezën, ku u mblodhën për të folur lidhur me zgjidhjen e krizës politike, akuzoi se po tentohet të kapet gjykata Kushtetuese.

    “Faleminderit që i jeni përgjigjur kësaj ftese për një takim zyrtar për situatën tepër kritike të vendit, të funksionimit të shtetit të së drejtës, për t’u informuar në detaje nga pikëpamja për kapjen më të rëndësishme se çdo institucioni tjetër të shtetit, për ta shndërruar në një KQZ palaço, si ajo që panë të gjithë shqiptarët. Kjo çështje nuk do të mbyllet, unë nuk do ta lejoj”, deklaroi Meta.

    Takimi organizohet me ftesë të presidentit, i cili në letrën e drejtuar krerëve të partive të opozitës jashtëparlamentare kishte lënë si afat të fundit ditën e nesërme.

    Mbrëmjen e djeshme lideri demokrat, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me aleatët për të unifikuar qëndrimin që do të mbajnë sot para Presidentit, për zgjidhjen e krizës.

    Pas opozitës, Meta ka planifikuar edhe disa takime mes të tjerash me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e pavarur, jo fitimprurëse, themeluar së fundmi nga një grup ish-ambasadorësh, president i të cilit është Besnik Mustafaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë dhe ministër i Jashtëm në qeverinë “Berisha”./ Tiranapost.al

    Meta thërret për takim partitë që braktisën Kuvendin. Hajdari: Të ndalojë kjo lojë e shëmtuar politike

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post