Lifestyle Showbiz Te gjitha

Sot nuk është kurrë vonë për një bebe. Maja pret një djalë. Si ia zbuloi Rudina misterin


Këngëtarja ka kohë që i është larguar skenës dhe ekranit. Arsyen e ka zbuluar në studion e Rudina Magjistarit, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur në muajin e tetë të shtatzënisë. Nuk e tregoi deri në fund gjininë e bebit por e zbuloi në fund me ndihmën e Rudinës, e cila hapi në mes të studios një kuti të madhe prej nga fluturuan një grumbull tullumbacesh bojëqielli.
Pra, Maja pret një djalë. Edhe pse i ka kaluar të dyzetat, vitet nuk i janë bërë pengesë për të provuar ndjesinë e nënës. Kohët kanë ndryshuar në favor të grave.