Aktualitet

Sot në Instagram i takon mamatë dhe gratë e të gjithëve

Lule, mesazhe, urime, e kuqja e Shën Valentinit u zëvendësua nga buqetat shumëngjyrëshe dhe fotot e çifteve ia lanë vendin atyre të nënave. Sot mund të takosh nënat e të gjithë personazheve të famshëm. Nënat e djemve, nënat e vajzave, në foto aktuale, të vjetra, të gjitha i gjen sot në Instagram me rastin e Ditës së Gruas.

E meqënëse disa e dinë mirë që është dita e gruas në përgjithësi, është bërë apo s`është bërë nënë dhe është nëna jote, apo jo, pak rëndësi ka, kanë uruar edhe gratë. Disa çuna me atë parimin “e para më është nëna, po e para më je dhe ti” i kanë uruar të dyja, gruan edhe nënën. Pra, shkurt, sot në Instagram i gjen të gjitha: mamatë, gratë, gjyshet dhe motrat. Sa mirë do të qe sikur të ishte 8 Mars çdo vit./Tiranapost.al

Na kontaktoni: 0684084690 /email: [email protected]