• Shqip
  • English
  • E enjte, 17 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Sot mbledhja për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri për PD: S’ka sjell propozime


    Sot mblidhet tryeza e Reformës Zgjedhore që drejtohet nga bashkëkryetarët Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Ndërkohë që e pranishme do të jetë opozita parlamentare, PD refuzoi ftesën e bërë dje nga Gjiknuri.

    Pak para nisjes së mbledhjet, Damian Gjiknuri u shpreh se, “PD nuk ka sjellë propozime për Komisionin e Reformës Zgjedhore”.

    Përgjigjja e selisë blu për mediat informative lidhur me ftesën e Gjiknurit ishte: “I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat”.

    Kujtojmë se në tryezën e OSBE-së për Reformën Zgjedhore PD mori pjesë e përfaqësuat nga Ivi Kaso. Kushtet e vendosura nga opozita, Rama është shprehur se nuk mund t’i marrë për bazë, por u shpreh se janë të mirëpritur në çdo moment.

    Lidhur me Reformën Zgjedhore, opozita joparlamentare propozoi që procesi të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.). Por lidhur me këtë propozim si OSBE dhe BE u shprehën se nuk do të ndërhyjnë për këtë tryezë pasi i takon partive politike shqiptare./ Tiranapost.al

    Reforma zgjedhore në ngërç: PD kërkon strukturë ekstra-parlamentare, Rama thotë vetëm sipas OSBE-së

    Çfarë ndodhi në tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, kushtet e PD dhe nervozizmi i opozitës (parlamentare)

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]