Aktualitet

Sot mbërrin në Kosovë i dërguari i Papa Françeskut

Për shugurimin e Katedrales "Nënë Tereza" Papa Françesku ka dërguar kardinalin shqiptar Ernest Simoni.

Ai pritet të mbërrijë ditën e sotme në Kosovë, ndërsa shugurimi i Katedrales do të bëhet ditën e nesërme, datë që përkon edhe me 20 vjetorin e vdekjes së shenjtores "Nënë Tereza".

Më poshtë është axhenda e kardinalit ditën e sotme:

Ora 10:00 – Arritja në Katedralen e Prizrenit “Zoja Ndihmëtare”.

Ora 12:00 – Konferencë për media në Rezidencën e Ipeshkvinë e Kosovës (pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë).

Ora 12:30 – Dreka me të varfërit tek Menza e të varfërve, që gjendet te Kisha e Shën Ndout në Ulpianë.