Showbiz

Sot është e hënë, ndaj le të shpërthejë tenxherja me fasule

Sot është e hënë, ndaj le të shpërthejë

Le t`i harrojmë për pak pjatat e rafinuara, ato me peshk, sushi apo çdolloj ushqimi tjetër që e ka njëfarë niveli. Jemi ngopur në fundjavë me to. Sot që është e hënë le t`i rikthehemi gjellës tonë të vjetër, groshës, ose siç ca i quajnë, fasuleve.

Ka qenë një kohë, kur i hanim mbase më shumë se sot, por që s`para i përmendnim. E kur na pyesnin se ç`kishim për drekë ishin ato dy fjalitë tipike: pule me patate ose pulë me pilaf. Sikur i lidhnim groshët me varfërinë (edhe pse s`janë aq të lira e janë të shëndetshme), ose mbase i lidhnim me gazrat që thuhet se shkaktojnë, ama sot fasulet janë në modë. Po dalin edhe në Instagram. Personazhe të njohur shqiptarë nuk e kanë kursyer ndonjë foto para kafshatës së parë, si të fasuleve ashtu edhe të thjerëzave.

[caption id="attachment_294182" align="aligncenter" width="720"](Postimi i Lorik Canës në Instastory)[/caption]

Kampion mban Lorik Cana. Kushedi se sa foto shpërndan ai të këtyre dy pjatave nëpër instastory. Po fatkeqësisht ato qëndrojnë vetëm 24 orë e s`i kemi të gjitha.

[caption id="attachment_294183" align="aligncenter" width="720"](Postimi i Albana Perhatit në Instastory)[/caption]

[caption id="attachment_294184" align="aligncenter" width="324"](Postimi i Aurela Gaçes në Instastory)[/caption]

Loriku nuk është i vetmi. Ka edhe të tjerë që e thonë troç: “Vdes për groshë”, si Albana, aktorja e “Portokallisë”, ose Aurela Gaçe që e tregoi dobësinë në mënyrën e saj: “Ka bërë nëna fasule. Abigail tani nuk do. S`ka gjë, i ekzekuton mami”. Të Aurelës ishin fasule dibrane.

[caption id="attachment_294185" align="aligncenter" width="720"](Postimi i Bieta Sulos në Instastory)[/caption]

Kurse Bieta Sulo na i tregoi të papërfunduara. “Mot i vranët, ditë fasulesh…”, shkruante para disa ditësh në foton e tenxheres me avull.

[caption id="attachment_294186" align="aligncenter" width="362"](Postimi i Albano Bogdos në Instagram)[/caption]

Dhe fasulet hahen me bukë. Dy panine, dy copa djathi e një tas me ullinj ishin shoqërueset e fasuleve të Albano Bogdos.

[caption id="attachment_294187" align="aligncenter" width="429"](Postimi i Ledina Çelos në Instastory)[/caption]

Po edhe atyre që jetojnë jashtë nuk u ndahet shpirti nga groshët. Edhe në Gjermani zien tenxherja. Ja, një foto e ka postuar edhe Ledina Çelo.

[caption id="attachment_294188" align="aligncenter" width="540"](Postimi i Rona Nishliut në Instastory)[/caption]

Po ç`thamë ne, fasule për ditë të hëne? Rona Nishliu i hëngri dje, për ditë të diele. Fasule, ullinj, turshi kështu ia kish shtruar shoqja e ngushtë tryezën.

[caption id="attachment_294189" align="aligncenter" width="1017"](Postimi i Iva Tiços në Instagram)[/caption]

E fundit fare që na i kujtoi ishte Iva Tiço. Ajo bëri thjerëza si ditë e hënë dhe për to u bazua në recetën e librit të Renato Mekollit.

Tani që gjithëve ju që iu shtuam nepsin, vrap te kuzhina dhe përvishjuni gatimit.

*Ky post është publikuar në Tiranapost.al dhe është realizuar nga Fabjola Hije.