• Shqip
  • English
  • E diel, 20 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Sot është dita e tyre, Manastirliu një dhuratë për fëmijët me autizëm


    Shumë shpejt do të reabilitohet e gjithë Qendra e Mirërritjes e cila trajton rreth 330 fëmijë me autizëm në vit. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila me rastin e ditës Botërore të  Autizmit vizitoi qendrën e cila trajton edhe fëmijët me çrregullime të spektrit autik.

    Në këtë ditë që na fton të gjithëve për më shumë vëmendje për fëmijët me çrregullime të spektrit autik, jam këtu për të lajmëruar rehabilitimin e plotë të Qendrës Kombëtare të Mirërritjes, e cila trajton rreth 330 fëmijë me autizëm në vit, nga të cilët 150 raste të reja të trajtuan në vitin 2017. Do të garantojmë kushte me standart të lartë për fëmijët me çrregullime të spektrit autik dhe fëmijët me aftësi ndryshe”, tha Manastirliu. /Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]