Showbiz

Sot është Blue Monday, dita më e trishtë e vitit

Ai që e llogariti ishte psikologu Cliff Arnall, i cili përmes një ekuacioni të komplikuar arriti në përfundimin që kjo është dita më e trishtuar
Sot është Blue Monday, dita më e trishtë e vitit

Janari konsiderot në përgjithësi si muaji më i lodhshëm i vitit, por e hëna e tretë e muajit është më e trishta. Ka disa arsye: moti i ftohtë, fakti që shkëlqimi i festave tashmë është vetëm një kujtim dhe gjepurat se viti i ri nis me projekte e plane të reja. Ndërkohë shpenzimet e fundvitit kanë bërë një gropë në buxhet dhe vera duket aq larg. Të gjitha këto të krijojnë një ndjenjë trishtimi, sidomos po shtove këtu edhe faktin se e hëna është dita e fillimit të javës së punës. Në Britaninë e Madhe kjo ditë merret aq seriozisht sa në këtë datë rritet shumë numri i punonjësev që nuk shkojnë në punë.

Si ta kalosh gjithë këtë mërzitje? Psikologët këshillojnë që ta zësh mendjen me diçka zbavitëse. Shiko një film humoristik. Ler një drekë me miq të mirë dhe telefeno dikë që ke për zemër, me të cilin ke kohë që nuk komunikon. Do kalojë edhe kjo ditë, si gjithë të tjerat.

blue monday1