Nën lupën e Stela Sallakut

Sot do ta takoj për herë të parë. Tmerr, s'kam ç'të vesh!

Nga Stela Sallaku/Kjo është një nga pyetjet më të zakonshme që i bëjmë vetes ose mikeshës së ngushtë përapara se të dalim në takimin e parë. Duam që çdo gjë të jetë perfekte, duke filluar nga manikyri, flokët, makeup-i dhe veshjet. Për makeup-in do flas gjerë e gjatë nesër, ndaj nuk po zgjatem sot. Sa vëmendje i kushtojmë veshjes, realisht? Jam e sigurt se i japim rëndësinë kryesore, sidomos kur bëhet fjalë për dikë që na intereson vërtet. Dalim për shopping shpesh dhe në vende të ndryshme në mënyrë që të gjejmë nuancën perfekte që do na tregojë më të dobëta, sigurisht dhe të dukemi sikur nuk jemi munduar dhe aq për të realizuar look-un total.

Sipas intervistave që i bëhen meshkujve nga revistat prestigjoze, ata nuk i vënë re aq shumë detajet sa mendojmë ne. “Men are simple” ose meshkujt janë të thjeshtë, thuhet tek “The ugly truth”. Por ka dy tre detaje të cilat i vënë re, si dhe disa veshje që mund të duken të thjeshta, por meshkujt i votojnë si të preferuara.

  • E kuqja është e preferuara e tyre, më pas vijnë bluja dhe jeshilja. Nëse jeni tipi i të kuqes, visheni pa hezitim. Brunet le të veshin diçka esmerald, ndërsa bjondet preferohet të zgjedhin blunë cobalt.

[caption id="attachment_149822" align="aligncenter" width="319"](Foto nga Pinterest)[/caption]

  • Sado të doni të dukeni sikur nuk jeni munduar dhe lodhur, mos shkoni me streçe dhe me triko të gjatë. Do dukeni sikur s`jeni fare e interesuar. Më mirë zgjidhni xhinse me një këmishë se sa streçe.

[caption id="attachment_149823" align="aligncenter" width="320"](Foto nga Pinterest)[/caption]

  • Mos vishni kimono apo fustan “wrap” sepse do dukeni më e madhe në moshë, në vend të saj zgjidhni një fustan chiffon.

[caption id="attachment_149825" align="aligncenter" width="207"](Foto nga Pinterest)[/caption]

  • Kostumi është një tjetër zgjidhje, por duhet ta keni kujdes sepse nëse dukeni shumë glamour, nuk do ju afrohet fare. Duhet të ketë paksa casual në të.

[caption id="attachment_149828" align="aligncenter" width="249"](Foto nga Pinterest)[/caption]

  • Flokët mos i llakosni shumë, le të mos jenë perfekte. Paksa të çrregullta dhe makeup-i të anojë nga natyralja. Ndryshe do dukeni sikur keni shkuar në takim për të tërhequr vëmendjen e gjithë lokalit./Tiranapost.al

[caption id="attachment_149831" align="aligncenter" width="245"](Foto nga Pinterest)[/caption]