• Shqip
  • English
  • E hënë, 20 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Foto/ Sot ditë zie, flamuri në gjysmështizë. Mbahen homazhe për ‘Dëshmorin e Atdheut’, major Tanushi


    Sot është shpallur Ditë Zie Kombëtare, për nder të majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën me datë 10 maj në Letoni për shkak të shpërthimit të një mine në kampin Abaz, aty ku ndodhej me mision të NATO-s, bashkë me nëntetaren Zarife Hasanaj e cila humbi jetën dhe rreshterin Julian Kapaj i cili mbeti i plagosur.

    Trupi i major Tanushit mbërriti ditën e djeshme në Atdhe, ku u mbajt dhe ceremonia e pritjes. Komisioni Qendror i Statutit Dëshmor i Atdheut nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka e shpalli major Tanushin Dëshmor i Atdheut, i rënë në krye të detyrës.

    Homazhet ndaj tij po zhvillohen në mjediset e Muzeut Hisotrik Kombëtar dhe do vazhdojnë deri në orën 12. Më pas do mbahet ceremonia shtetërore, para se arkivoli të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet për në Varrezat e Dëshmorëve. / Tiranapost.al. E.B

     

    Video/ Mbërrin në Atdhe trupi i pajetë i Major Tanushit

    Foto/ Xhaçka i jep titullin “Dëshmor i Atdheut” për babain, djali i Major Klodian Tanushit shkrehet në vaj