Aktualitet

Sot ceremonia e betimit për anëtaret e Kushtetueses, Meta nuk thërret Arta Vorpsin

Sot ceremonia e betimit për anëtaret e Kushtetueses, Meta nuk

Tre nga anëtaret e zgjedhura të Gjykatës Kushtetuese do të betohen sot në Presidencë gjatë një ceremonie të organizuar nga kreu i shtetit. Në ceremoni janë ftuar të marrin pjesë dy emrat e votuar nga kuvendi Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji dhe të dekretuarën prej tij dje, Marsida Xhaferrllarin. Në ceremoni nuk është thirrur Arta Vorpsi, e cila u zgjodh automatikisht nga lista e KLP-së pas përfundimit të afatit 30 ditor.

Ceremonia e betimit do të fillojë në orën 19:00 me Elsa Toskës dhe do të vijojë deri në orën 20:00 me Fiona Papajorgjin.

Paraditen e sotme Arta Vorpsi bëri betimin para një notereje dhe më pas ia dërgoi me postë Presidentit, ndërsa për këtë gjest Presidenca reagoi duke thënë se nuk mund të ndalojë askënd që të betohet.

Njoftimi i plotë i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 129 të Kushtetutës dhe nenit 8 të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, ka vendosur të thërrasë sot për betim, përpara Presidentit të Republikës, anëtarët e rinj të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese.

Zonja Elsa Toska e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 133/2019 datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:00.

Zonja Marsida Xhaferllari, e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot në datë 14.11.2019, ora 19:30.

Zonja Fiona Papajorgji e zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese me Vendimin nr. 134/2019, datë 11.11.2019 të Kuvendit të Shqipërisë, thirret për betim përpara Presidentit të Republikës, sot më datë 14.11.2019, ora 20:00.

Ceremonia e betimit zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës dhe për këtë ftohen të jenë të pranishëm dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/kushtetuesja-arta-vorpsi-kundershton-presidentin-meta-ben-betimin-dhe-ia-dergon-me-poste/

http://www.tiranapost.al/kushtetuesja-pretendime-mafioze-presidentit-nuk-i-vendosen-afate/

Kushtetuesja, sapo mbërrin në Shqipëri, Meta dekreton Marsida Xhaferllarin