Aktualitet

Sot bien temperaturat

Paraditja paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Por pasditja sjell fuqizim të përkohshëm të vranësirave në territor duke gjeneruar shira afatshkurtër në Qendër dhe zonat Juglindore ndërsa shira të izoluar priten në veri-verilindje të Shqipërisë. Sërish bregdeti, kryesisht ai Jugor mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit po ashtu mesdita vijon me 1-2°C rënie, kryesisht në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.