Aktualitet

Sot afati i fundit për Gruevskin. A do e formojë qeverinë

Sot afati i fundit për Gruevskin. A do e formojë qeverinë

Për Maqedoninë sot pritet të vendoset nëse kryesia e BDI-së do të ndahet përfundimisht nga VMRO-DPMNE, apo nëse do ketë sërish një koalicion me Nikola Gruevskin.

Nikola-Gruevski-prime-minister

Afati për të formuar qeverinë e mandatuar nga Gruevski do përfundojë mesnatën e sotme.

Zgjedhjet e bëra në 11 dhjetor synuan dhënien fund të krizës politike dy vjeçare por duket se nuk ja dolën dot mbanë ndërkohë që takimi i Ali Ahmetit me nënkryetarët e partisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë mbrëmjen e djeshme nuk rezultoi me një vendim.

Ahmeti iu drejtua gazetarëve kur tha se po analizohen të gjitha mundësitë për një vendim të mirë për shqiptarët dhe të gjithë atyre që jetojnë në  Maqedoni.

Opsionet që ka shtruar BDI janë koalicioni me LSDM, koalicioni me VMRO, krijimi i qeverisë teknike, qëndrimi në opozitë dhe zgjedhjet e reja, për këto duhet të presim mbrëmjen e sotme bashkë me vendimin.

Në opinionin publik po krijohet përshtypja se një pjesë e partisë e kundërshtojnë koalicionin qeveritar me VMRO-në, në dallim nga Ali Ahmeti dhe disa bashkëpunëtorë të tij të ngushtë të cilët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar  qeverisjen me partinë e djathtë maqedonase.