• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Sot 5 orë debat për Metën. Parlamenti i rrethuar me tela me gjemba, shihni fotot


    Duket se do të ketë protestues në ambientet e parlamentit që do të krijojnë trazira, ose policia thjesht po merr masat. Parlamenti mëngjesin e sotëm u pa i rrethuar me tela me gjemba dhe gardh metalik. E ndërkohë që 250 efektivë policie vendosen për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

    Sot në seancë do të ketë 5 orë debat për vendimin e Metës, që do të finalizohet me votimin e rezolutës së PS me kërkesën për të shkarkuar presidentin Meta, ndonëse PS i duhen edhe votat e opozitës së re. Rama njoftoi se do të marrë fjalën në orën 12 ku do flasë pikëisht për Metën, për të cilin gjatë fushatës në Burrel tha se e kishte humbur të drejtën për të qëndruar në zyrën e kreut të shtetit.

    Kujtojmë se trazirat më të mëdha gjatë protestave në parlament kanë ndodhur, ku janë hedhur drejt policisë kapsolla e bomba molotov, ku ka pasur edhe policë të lënduar.  Shihni fotot si më poshtë/ Tiranapost.al. E.B

     

     

     

     

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690