• Shqip
  • English
  • E martë, 12 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Personazh Të gjitha TIP top

    Sot 32 vjet nga “Dirty Dancing”, Baby mbetet ikonë, edhe pse nuk ishte yll e bukur


    “Dirty Dancing”  feston sot plot 32 vite. Kush nuk e ka parë e kush nuk ka vallëzuar të paktën një herë me “The time of my life” mbase ka jetuar në Mars, por në tokë jo. Sepse bota do ishte më pak e bukur pa filmin me kërcimet e ndaluara dhe pa dashurinë e Baby dhe Johnny. Filmi u shfaq për herë të parë më 21 Gusht 1987 në kinematë amerikane.

    Jemi në vitin 1963, gjatë pushimeve familjare të 17- vjeçares Frances Houseman, e quajtur ndryshe Baby (Jennifer Grey). Në fshatin turistik ku ata po qëndrojnë, Baby takon Johnny Castle, një mësues vallëzimi fantasitk dhe yll i bukur, i luajtur nga Patrick Swayze.

     

    Partnerja artistike e Johnny-t, Penny, zbulon se ka mbetur shtatzënë me kamerierin, Roby. Penny, e vendosur të abortojë, nuk mund të marrë pjesë në konkursin e vallëzimit; Baby ofrohet për ta zëvendësuar dhe fillon të marrë mësime vallëzimi nga Johnny.

    Një ndjenjë e thellë lind midis të dyve. Penny aborton në mënyrë të fshehtë dhe rrezikon të vdesë nëse nuk do të ishte për babanë e Baby-t. Pas disa ngjarjeve Johnny pushohet nga puna për shkak të marrëdhënies së tij me Baby-n por ai kthehet sërish në fshatin turistik për një vallëzim të fundit të mrekullueshëm, për të shpërthyer edhe njëherë, sepse “askush nuk mund ta vendosë Baby-n në një qoshe”.

    Kujtojmë që Dirty Dancing fitoi në 1988, një vit pas publikimit të filmit me regji nga Emile Ardolino, Oscar për Këngën më të mirë, The time of my life, natyrisht.

    Baby, personazhi si të gjitha vajzat

    Baby është një personazh që vlerësohet veçanërisht nga kritikët dhe publiku sepse ajo nuk mishëron stereotipin e bukurisë absolute, me të cilën jemi mësuar në kinema. Ajo është një vajzë si shumë të tjerat, ajo mund të jetë secila prej nesh: kjo e bën atë origjinale, sjelljet e saj janë reale dhe të përzemërta, të gjithë mund të identifikohen në të.

    Koreografitë dhe vallëzimet e “Dirty Dancing” mbeten po aq të paharrueshme sa skena në të cilën Johnny ngre Baby-n në liqen, momenti në të cilin ata po stërviten për kërcimin e fundit, atë vendimtar dhe më të vështirë, atë që do të shënojë në një farë mënyre epërsinë e tyre para rregullave dhe para kufizimeve të pakuptimta morale.

    Kur doli, në fund të viteve 1980, filmi ishte tashmë nostalgjik sepse ishte realizuar edhe rreth 20 vjet më parë dhe tregonte një histori “të kaluar”. Sidoqoftë, pikërisht për këtë arsye duke e parë edhe tani, në vitin 2019, shkakton të njëjtin efekt si ëndërr, sepse, le ta themi, “Dirty Dancing” mund të të bëjë të ëndërrosh./Tiranapost.al

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post