Aktualitet

Soreca takohet me kryetaren e KLGJ-së: Me rëndësi që së shpejti Gjykata e Lartë të jetë funksionale

Soreca takohet me kryetaren e KLGJ-së: Me rëndësi që së

Ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami. Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca është njohur me punën e thellë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, në veçanti me ngritjen e Gjykatës së Lartë, anëtarët e së cilës ngecën në Vetting.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomati i BE shkruan se me rëndësi është që së shpejti Gjykata e Lartë të jetë funksionale dhe të bëjë një punë të shpejtë e me cilësi.

“Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore. Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”, shkruan Soreca.

Postimi i ambasadorit Soreca në Twitter:

 HJC Chair #NauredaLlagami updated me today on intense work of the Council in particular for the opening of vacancies for the High Court, for which the regulatory acts are now in place. Important to have soon a functional Court, but also to balance speed and quality of work./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B