Aktualitet

Sonte Edi Rama tek Arian Çani. A ka një arsye a strategji pse Kryeministri ka bërë këtë zgjedhje për t’u përballur me publikun?

Sonte në mbrëmje Edi Rama do të rikthehet sërish në “Zonë e Lirë”.

Burime nga zyra për shtyp e Kryeministrit pohojnë për tiranapost.al se shefi i qeverisë ka zgjedhur Arian Çanin dhe emisionin e  tij të së premtes për t’u përballur me publikun për një nga javët më të forta të qeverisjes së tij. Procesi Tahiri, ngjarja me gazetarët e terrenit dhe si asnjëherë Edi Rama është i rrethuar nga pushteti i tij i fortë, por edhe nga shumë pak miq.

Qeveria e majtë është vendosur në shënjestër për shumë akuza. Arsyen pse Rama ka gjykuar që këto t’i sqarojë tek Çani, në një emision jo klasik për nga seriozitetit, do ta mësojmë në darkë.

Paraprakisht duket qartë strategjia e kryeministrit për të mos marrë seriozisht dhe për të mos i dhënë nota dramatike asaj që po ndodh./Tiranapost.al