SPORT

Sonte dasma e vitit, më saktë dasma e shekullit

Ylli  i futbollit Lionel Messi do të martohet me të dashurën e tij që nga fëmijëria në qytetin e lindjes në Argjentinë sonte mbrëma. Lojtari i Barcelonës u kthye në qytetin Rosario për tu martuar me Antonella Roccuzzo, të cilën e njohu që para se të transferohej në Spanjë, në moshën 13 vjeç. Gazeta argjentinase Clarin e quan "dasmën e vitit" madje "dasmën e shekullit". Mesfushorët që luajnë me Messin, duke përfshirë Luis Suarez dhe Neymar, do jenë mes 260 miqve.

Lionel Messi is due to marry his childhood sweetheart Antonella Roccuzzo on Friday 

Shumë prej tyre kanë fluturuar me avionë privatë. Nëpunësit e  policisë janë gati për tu marrë me sigurinë në hotele. Rreth 150 gazetarë kanë marrë leje për të hyrë në një zonë të veçantë, por nuk do të kenë qasje të plotë në event, thanë organizatorët.

Lionel Messi joined on the pitch by Antonella Roccuzzo and their two sons

Messi, 30 vjeç, u takua me gruan e tij të ardhshme kur ishte vetëm pesë vjeç. Ajo është kushërira e mikut të tij më të mirë, Lucas Scaglia, i cili gjithashtu u bë futbollist profesionist. Messi pranoi një ofertë për të luajtur për Barcelonën kur ishte 13 vjeç, me kusht që ata të paguajnë për trajtimin për mungesë hormonesh që të rritej.

(L-R back) Busquests, Alba, Carles Puyol, (L-R front) Fabregas, Xavi and Samuel Eto'o arrive

Çifti, i cili tani jeton në Barcelonë, kanë dy djem bashkë. Në maj, ankesa e tij kundër një mandati 21-mujor burg për evazion fiskal në Spanjë u refuzua. Ai nuk ka gjasa të shkojë në burg pasi dënimi mund të shërbehet nën provën ose ndoshta duke paguar një gjobë.

Rosario's Hotel CityCenter set up for a previous event

Çfarë dimë për ditën e madhe?

Ngjarja do të zhvillohet në kompleksin hotelier të qytetit të Rosario, i cili ka një kazino aty pranë . Roccuzzo, 29 vjeç, pritet të veshë një fustan nga Rosa Clara, dizajner me qendër në Barcelonë, që ka veshu aktoren Eva Longoria dhe Letizia e Spanjës.

Përveç " sushit", menuja do ketë shije argjentinase, duke përfshirë empanadas (pasties tradicionale) mish i lopës, tava më buke të ëmble etj.

Kush është në listën e mysafirëve? Thuhet se Messi ka ftuar të gjithë skuadrën e Barcelonës, duke përfshirë Gerald Pique dhe bashkëshorten e tij Shakirën.

They met at just five years old and remained in contact after Messi moved to Spain aged 13

Ekipi kombëtar i Argjentinës, përfshirë Sergio Aguero, do të jenë të pranishëm. Clarin raportoi se ai nuk ka ftuar asnjë nga trajnerët e tij të fundit, duke përfshirë Pepe Guardiola, i cili tani është në Manchester City. Legjenda e madhe e futbollit të Argjentinës, Diego Maradona, gjithashtu nuk është në listë, sipas shtypit lokal. Tiranapost.al E.B